Twitteri do të bashkëpunojë me dy agjencitë më të mëdha të lajmeve, Reuters e Associated Press, për të luftuar dezinformatat, raporton BBC.
Agjencitë e lajmeve do të ndihmojnë Twitterin të japë më shumë informacion mbi kontekstin dhe sfondin mbi ngjarjet që krijojnë një volum të lartë të interesimit në platformën e njohur.
Twitteri shpreson që me këtë të luftojë përhapjen e dezinformatave nga përdoruesit e tij.
Ka pasur presion të vazhdueshëm për të larguar informatat e rrejshme nga platforma.
Twitteri ka thënë se partneriteti me Reuterin e AP do t’i sigurojë informata të sakta e të besueshme dhe do të jetë i disponueshëm me shpejtësi kur “faktet janë në diskutim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Twitteri bashkon forcat me AP-në e Reutersin kundër dezinformatave
-
X/Twitteri heq mundësinë që përdoruesit t’i raportojnë dezinformatat
-
Meta, Google e Twitter e Microsoft premtojnë të luftojnë më mirë lajmet e rreme
-
Twitteri rrit kontrollin në përmbajtjet dezinformuese
-
Twitteri do të marrë masa për përmbajtjet dezinformuese mbi luftën në Ukrainë