Presidenti amerikan, Donald Trump la sot të kuptohet se administrata e tij do të zhvillojë hetime mbi “Google”, që kohët e fundit është shënjestruar nga miliarderi, Peter Thiel që e akuzon se brenda tij janë futur shërbimet sekrete kineze.
“Investitori në botën e teknologjisë, miliarderi Peter Thiel mendon se Google duhet të jetë objekt i një hetimi për tradhti. Ai akuzon Google se punon me qeverinë kineze”, shkruan në “Twitter” presidenti republikan.
“Administrata Trump do e shqyrtojë këtë”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, “Google” ka reaguar se nuk punon me shërbimet kineze./ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
-
Trumpi kërkon hetim mbi lidhjet e Epsteinit me Clintonin dhe me disa banka
-
Trumpi sugjeron se është arritur marrëveshje me Kinën për TikTok-un
-
Trumpi: S’po synojmë samit të përbashkët me presidentin kinez, por mund ta vizitoj Kinën
-
Trumpi e quan raportin SHBA-Kinë "një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në historinë botërore"