Vendosja e kamerave të sigurisë është e thjeshtë, por dilema është se ku të vendosen ato. Me disa kamera të duhura, njerëzit i parandalojnë vjedhjet e mundshme, mbrojnë shtëpitë dhe pronat si dhe kanë në kontroll çdo gjë. Por, gjëja e fundit që mendohet është se ku duhet të pozicionohen ato, në mënyrë që hapësira të mbulohet siç duhet.
Në vijim janë të renditura tri lokacionet ku nuk duhet të vendosen ato.
Shmangni pikat joefektive
Mund të tundoheni t’i drejtoni kamerat përreth shtëpisë tuaj, me idenë se nga aty do të shihet gjithçka, por mbani në mend që hajdutët i vërejnë këto pika. Ata mund të vjedhin anash shtëpisë apo në momentin kur kamera nuk është e pozicionuar në kahun ku shihet veprimi. Në këto raste, kamerat duhet të jenë të pozicionuara në secilën pikë të perimetrit.
Sipas të dhënave të kompanive së sigurisë, 34 për qind e hajdutëve hyjnë nga dera e përparme dhe 22 për qind përdorin dritaren e katit të parë.
Edhe
Kamerat e shtrenjta të komunës nuk monitorohen nga policia, shkak mungesa e objektit
Mos i vendosni pas pengesave
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por pengesat e kamerave anë gjithmonë të dukshme. Jashtë, kjo mund të nënkuptojë lejimin e hapësirës për degët e pemëve që të lëkunden nga era. Kini kujdes nga bimët që rriten me shpejtësi, pasi do t’iu duhet t’i lëvizni kamerat çdo vit.
Merrni në konsideratë edhe gamën e shikimit të kamerës brenda. A do të mund të shikojë kamera juaj gjithçka që dëshironi kur hapen dhe mbyllen dyert e brendshme? Ju duhet gjithashtu të shmangni vendosjen e kamerës në një vend ku kafshët shtëpiake mund të ndërveprojnë me të. Nëse e vendosni në një raft, a do ta rrëzojë macja juaj? Një qen energjik që kalon nëpër shtëpie do ta rrëzojë atë.
Mos i vendosni aty ku shkelet privatësia
Edhe
Kërkohet që bizneset që vendosin kamera t’i mbrojnë të dhënat personale
Nëse doni që kamera juaj e sigurisë të mbrojë shtëpinë tuaj, gjëja e fundit që duhet ta bëni është të cenoni sigurinë apo privatësinë e të tjerëve. Për këtë arsye, është e rëndësishme të merren parasysh shqetësimet e privatësisë që lidhen me vendosjen e kamerës. Mos vendosni kamera sigurie në një banë apo në dhomë gjumi. Pavarësisht se cilat janë qëllimet tuaja, ajo rrezikon të vendosë këdo që kapet nga kamera në një pozicion të pakëndshëm dhe mund t’iu bëjë telashe ligjore.
Si rregull i përgjithshëm, sigurohuni që kamerat tuaja të sigurisë të jenë të drejtuara në zonat e shtëpisë ku kanë më tepër rëndësi për ju.