Lee Jae-yong, trashëgimtari i gjigantit të teknologjisë, Samsung, është arrestuar në Korenë e Jugut, për mit-marrje dhe akuza të tjera.
Rasti në fjalë lidhet me një skandal që çoi edhe në shkarkimin e Presidentit korean Park Geung-hye.
Samsung është akuzuar se ka dhënë donacione për një organizatë jo-fitimprurëse, e cila drejtohej nga Choi Soon-sil, mik i ngushtë i znj. Park dhe e gjithë kjo bëhej në këmbim të favoreve qeveritare.
Gjatë marrjes në pyetje, në muajin janar, ai i shpëtoi arrestimit, por pas marrjes në pyetje për herë të dytë, dolën në dritë akuza dhe detaje të reja, ndaj gjykata vendosi arrest me burg për z. Lee, transmeton tch.
Sipas gjykatës, arrestimi është kërkuar si një masë shtesë, për të shmangur arratisjen e tij nga vendi, duke qenë se bëhet fjalë për akuza shumë serioze dhe nuk kemi të bëjmë me një vendim fajësie.
-
“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Dënohet me burgim të përjetshëm ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol
-
Kim Jong Un po e pozicionon vajzën e tij si pasardhëse
-
Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin