Kompania e njohur japoneze, Toshiba, po synon të ndahet në dy kompani, duke rritur objektivat për rikthimet e aksionarëve në një përpjekje për të qetësuar situatën me investitorët.
Ky plan i rishikuar pritet të përballet me probleme nga fondet e huaja, pasi që shumë prej tyre kanë qenë kundër ndarjeve.
Sipas ristrukturimit të ri, Toshiba do të mbyllë biznesin e saj të pajisjeve. Plani i saj i mëparshëm kishte bërë thirrje për një ndarje tre-palëshe, një kompani për pajisjet, një për bizneset e saj të energjisë dhe infrastrukturës dhe një tjetër për të strehuar asetet e saj të çipit të memories flash Kioxia.
Toshiba gjithashtu synon të rrisë kthimet e aksionarëve në 2.6 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.
Burime nga disa aksionarë i thanë Reuters se i shihnin ndryshimet thjesht si një mënyrë për menaxhmentin e Toshibas për të shmangur kundërshtimin e investitorëve. Plani i ri është vendosur të kërkojë miratim nga pak më shumë se gjysma e aksionarëve, ndërsa plani i mëparshëm, i cili kishte një pjesë shumë më të madhe të aseteve që po shkarkoheshin, do të kërkonte miratim nga dy të tretat.
Toshiba argumentoi se plani i ri ishte më i thjeshtë, do të kursente kostot dhe do ta bënte më të lehtë ndjekjen e aleancave me partnerët strategjikë.