Gjiganti teknologjik Apple po e hulumton përdorimin e detektimit të shikimit dhe të vëmendjes, duke mësuar kështu se kur pronari nuk po e përdor pajisjen, vetë pajisja do të fiket për të kursyer baterinë.
Pajisjet e Appleit, përfshirë iPhonet tashmë vetë kursejnë baterinë duke u ndalur vetëm në ekran kur nuk përdoren për një periudhë të caktuar kohore. Por nëse pajisja nuk preket fare, dhe nëse pronari nuk shfrytëzon aplikacionet si Siri, atëherë pajisja do të fiket me nivelin e ri të kursimit.
“Shërbimi i detektimit të vëmendjes”, është patenta e re e cila do të përdoret për të mësuar pajisjet nëse pronarit po i intereson çka po ndodh në telefon apo jo.
Patenta e re raportohet se do t’ia mundësojë Applet të ruajë baterinë tek iPhonet pasi që në të do të vendoset një sensor i cili do të jetë në gjendje të kuptojë se pronari nuk po shikon fare në ekran, e se mikrofoni nuk po vëren asnjë zë nga ai.
Sistemi i ri pritet të vijë në të gjitha pajisjet e ardhshme të Appleit, jo vetëm në telefona.
Patenta s’ka specifikuar periudhën kohore që i duhet pajisjes për t’u fikur. /AppleInsider
-
Kush blen iPhone të përdorur tash mund të dijë cilat pjesë i janë ndërruar
-
”Apple” pritet të nxjerrë syzet që u japin privatësi përdoruesve të iPhone
-
Apple po monitoron shëndetin mendor nëpërmjet të dhënave nga iPhone
-
Apple teston një mënyrë të re për të zhbllokuar iPhone me maskë në fytyrë
-
Nga pranvera, iPhone s’do të përcjellë sjelljet e përdoruesve