Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TikToku rrit moshën minimale për transmetimet direkte

Rrjeti social TikTok do ta rrisë moshën minimale për transmetim të drejtpërdrejtë, nga 16 në 18 vjet, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Sipas një hetimi të BBC-së, qindra llogari në rrjetin social që transmetoheshin direkt nga kampet e refugjatëve sirianë, i shfaqnin fëmijët që luten për donacione.

Nëpërmjet platformës së TikTokut, fëmijët morën deri në 1 mijë dollarë për orë, por kur i tërhoqën të hollat, TikToku ua kishte marrë deri në 70 për qind të shumave.

Sipas rrjetit social kinez, në të ardhmen, vetëm personat e rritur do të jenë në gjendje “të dërgojnë dhurata virtuale apo të kenë qasje në veçoritë e fitimit”.

Ende është e paqartë se si TikToku do t’i zbatojë kufizimet e moshës.

Edhe Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale Botë Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale

Meta, që zotëron Facebookun dhe Instagramin, si dhe Google që ka në pronësi Youtuben, kanë një moshë minimale të transmetimit direkt, prej 13 vjet e tutje.

Përdoruesit e TikTokut përfitojnë shuma parash nëpërmjet transmetimeve direkte. Dy e më shumë persona kur bisedojnë direkt nëpërmjet videos në TikTok, mund të fitojnë para, nëse shikuesit iu dërgojnë “dhurata”.