Tech

Telefonica synon të rrisë investimet në teknologjinë e lartë në Izrael

Telefonica e Spanjës, kompania e tretë më e madhe e telekomunikacionit në Evropë, synon të rrisë investimet në sektorin e teknologjisë së lartë në Izrael këtë vit, Maj 2022

Telefonica e Spanjës, kompania e tretë më e madhe e telekomunikacionit në Evropë, synon të rrisë investimet në sektorin e teknologjisë së lartë në Izrael këtë vit, raportoi të hënën Reuters.

Luisa Rubio, e cila drejton sektorin e inovacionit të Telefonica WayraX, njoftoi se tashmë është bërë një investim në Izrael, ku përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar përmbledhje më të shpejta dhe më efikase nga shënimet.

Ajo tha se WayraX, po shqyrton mundësinë të investojë në dy startup të tjerë izraelitë gjatë javëve të ardhshme.

"Izraeli do të jetë një nga tregjet tona më të rëndësishme sa i përket ekzekutimit të investimeve të reja”, ka thënë ajo.

Sipas Rubios, WayraX ka marrë aksione në 12 kompani botërore që kur nisi me investime të jashtme në fund të vitit 2020 dhe ka në plan për të arritur në 20 deri në fund të vitit 2022.

“Ne e dimë se duhet të ecim shumë shpejt sa i përket vendimeve për investime sepse nuk kam parë kurrë një ekosistem kaq dinamik sa Izraeli”, ka shtuar ajo.