Në dy video të publikuara LG ka paralajmëruar se telefoni i ri G6 do të jetë rezistues ndaj ujit dhe pluhurit.
Përveç këtyre dy veçorive, LG G6 do të ketë ekranin 5.7-inç me rezolucion 2880x1440 pixels.
Pajisja do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 821 me 4 gigabajt RAM memorie.
G6 do të ketë dy kamera kryesore me 13 megapixel dhe do të operojë me sistemin Android Nougat.
Telefoni pritet të lansohet javën e ardhshme.