Informatat rreth telefonit Samsung Galaxy XCover 4s u shfaqën gjatë javës së kaluar ndërsa tani kompania koreano-jugore e ka prezantuar edhe zyrtarisht telefonin në Itali, raporton GSMArena.
Ashtu si telefonat e tjerë nga linja XCover, telefoni është i qëndrueshëm dhe rezistent. Ai karakterizohet nga certifikata e rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit IP68, si dhe kompatibiliteti MIL-STD 810G. Karakteristikat e tjera e vendosin telefonin në segmentin e mesëm të tregut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGalaxy XCover 4s vjen me një ekran 5 inçësh TFT HD, çipset Exynos 7885, kamerë 16MP f/1.7 në anën e pasme, kamerë të përparme prej 5MP f/2.2 dhe bateri 2800mAh. Telefoni e përdor sistemin operativ Android 9 Pie, i ka 3GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtjeje e cila mund të zgjerohet përmes sllotit microSD. Dimensionet e pajisjes janë 145.9 x 73.1 x 9.7 mm, shkruan KOHA Ditore.

Butoni i dedikuar XCover në pjesën anësore mund të inicojë aplikacione ose veprime të preferuara dhe mund të përshtatet plotësisht me nevojat.
Samsung Galaxy XCover 4s do të jetë në dispozicion në Itali nga korriku me një çmim prej 300 eurosh, ndërsa pritet që së shpejti të arrijë edhe në tregjet e tjera evropiane.