Sipas të dhënave të fundit të kompanisë Kantar Worldpanel ComTech, e cila ka të bëjë me periudhën janar-prill 2017, pajisjet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të Apple edhe më tej janë telefonat më të shitur në tregun amerikan.
Ndonëse vetë sistemi operativ Android renditet i dyti në tregun e telefonave të mençur me pjesën prej 61,7% (që paraqet rënie prej 5,9% në nivel vjetor) në krahasim me pjesën e tregut prej 36,5% të cilin e ka iOS i Applet, transmeton kp, telefonat e mençur të bazuar në Android vështirë se po arrijnë në krye të listës së telefonave më të shitur në mesin e përdoruesve amerikanë.
Brendet e njohura Samsung, LG, Lenovo, dhe Moto shënuan rënie të dërgesave në nivel vjetor. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus mbajnë 20,1% të tregut, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge kanë 8,8%, derisa Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ mbajnë 8,1% të tregut të përgjithshëm në SHBA.
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë
-
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit