Apple ka mbrojtur sistemin e ri të vetin që skanon telefonat e përdoruesëve për materiale abuzive seksuale me fëmijë (CSAM), pas kritikave që ka pasur nga konsumatorët dhe avokatët e privatësisë, raporton BBC.
Teknologjia kërkon për materiale abuzive para se imazhi të ngarkohet në memorien në iCloud.
Kritikët kanë paralajmëruar se kjo hap rrugë për të spiunuar njerëzit dhe më tepër se 5000 persona dhe organizata kanë nënshkruar një letër të hapur kundër tekonologjisë.
Si rezultat, Apple ka premtuar se nuk do ta zgjerojë sistemi për çfarëdo arsye.
Aktivistët javën e kaluar kanë paralajmëruar se qeveritë autoritare mund ta përdorin këtë teknologji për të shtypur komunitetin LGBT-i apo për të shtypur konkurrencën politike në shtetet ku protestat shihen si ilegale.
Por, Apple ka thënë se nuk do të pranojë kërkesën e çfarëdo qeveria për ta zgjeruar sistemin.
Apple ka thënë se teknologjia anti-CSAM nuk do ta lejojë kompaninë që të shohë apo skanojë një album të përdoruesit. Do të skanohen vetëm fotot që shpërndahen nga përdoruesi në iCloud.
Sistemi do të shikojë për foto të ngjashme me ato të abuzimeve seksuale me fëmijë, bazuar në imazhet që kanë ofruar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve.
Apple ka thënë se ka shumë pak gjasa që ndonjë person i pafajshëm të shënjohet.
“Mundësia që sistemi padrejtësisht ta shënojë një person të pafajshëm është më pak se një në një trilion në vit”, thuhet nga Apple.