Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sulm kibernetik ndaj kriptovalutave, vidhen mbi 530 milionë dollarë

Një prej bursave më të mëdha të parave virtuale në Japoni njoftoi se humbi rreth 534 milionë dollarë, si pasojë e një sulmi kibernetik ndaj rrjetit të saj.

“Coincheck” pezulloi depozitimin dhe tërheqjen e të gjitha monedhave digjitale, me përjashtim të Bitcoinit, ndërsa vlerëson humbjet e pësuara në NEM, një monedhë më pak e njohur.

Nëse vjedhja konfirmohet, ajo do të jetë më e madhja për sa i takon monedhave digjitale.

E shkuara nuk ka lajme të mira për tregjet e monedhave digjitale në Tokio, pasi në vitin 2014, bursa “MtGox” falimentoi pas një vjedhjeje prej 400 milionë dollarësh.

“Coincheck” tha se tashmë po heton për vjedhjen dhe gjithashtu po vlerëson sa prej klientëve të saj janë prekur.

Edhe Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve Botë Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve

Paratë e vjedhura ishin brenda një të ashtuquajturi “portofol i nxehtë”, që do të thotë se mbaheshin të lidhura me internetin, në kontrast nga një “portofol i ftohtë”, kur paratë mbahen të sigurta jashtë linje, transmeton TCH.

Kritikët e monedhave digjitale thonë se, veç manipulimit që bëhet me vlerën e tyre, e cila nuk kontrollohet nga Banka Qendrore, ato tashmë mund të vidhen lehtësisht dhe të fshihen e pastrohen po aq lehtë nga hakerat, duke krijuar mundësi të mëdha për abuzime.