Tech

Sprint ofron internet 4G LTE falas për të gjithë ata që kanë këta laptop

Sprit është duke ofruar internet 4G LTE falas të cilët kanë nën pronësi laptop specifik që kanë procesorin Snapdragon përgjatë gjithë këtij viti.

Gjëja më e mirë rreth platformës së laptopëve “gjithmonë të lidhur” të Qualcomm e Microsoft është se premtojnë të jenë gjithkund e gjithmonë të lidhur me internet, transmeton koha.net.

Por kjo gjithashtu kushton, e rrjeti nuk është falas.

Të paktën deri tani kështu ka qenë, pasi Sprint është duke ofruar falas rrjet të pakufizuar 4G LTE për të gjithë ata që kanë laptop ASUS NovaGO, HP Envy x2 e Lenovo Miix 630.

Interneti falas do të ofrohet deri në fund të këtij viti, e pastaj ofrohet për 15 dollarë në muaj.

Kjo ofertë ende nuk është e qartë nëse ofrohet për ata që posedojnë këta laptop apo për konsumatorët e rinj që duan t’i blejnë ata, ndërsa pritet që kjo të bëhet e ditur shumë shpejt.

Ofrimi i rrjetit të pakufizuar falas për këto pajisje sigurisht se është një ofertë e mirë për të gjithë konsumatorët.