Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“SpaceX” e dërgon hirin e njerëzve në orbitë

Kompania “SpaceX” po përgatitet për lansimin e raketës së tretë “Falcon Heavy”, ndërsa një pjesë e ngarkesës do të jetë hiri njerëzor.

“SpaceX” ka lansuar raketën “Falcon Heavy” me 24 satelitë, por edhe me mbetjet e hirit të njerëzve. Më saktësisht, bëhet fjalë për hirin e 152 personave të kremuar të dërguar në hapësirë nga kompania “Celestis Memorial Spaceflights”. Kompania e ka blerë hapësirën në dispozicion dhe e ka mbushur atë me kapsula metalike të mbushura me hirin njerëzor. Për t’i dërguar mbetjet mortore të të dashurve të tyre në hapësirë, secila familje duhej t’i paguante 5.000 dollarë për gram të hirit, shkruan KOHA Ditore.

Kapsulat barten në një nga satelitët dhe do të mbeten në orbitë derisa sateliti të funksionojë. Secila kapsulë përmban mbishkrime si ato në përmendoret e varreve.

Raketa “Falcon Heavy” nuk është e para që i dërgon mbetjet njerëzore në hapësirë. Që nga viti 1994, kjo është bërë 15 herë, tetë herë gjatë fluturimeve suborbitale, gjashtë herë gjatë fluturimeve orbitale dhe një herë në Hënë.