MWC 2019 është duke u mbajtur në Barcelonë, ndërsa konferencën shumë prodhues e kanë përdorur për t’i prezantuar harduerët e tyre më të rinj dhe teknologjitë e ardhshme. Përveç telefonave të palosshëm/fleksibil, trendi i sivjetëm do të jenë pajisjet 5G. Tashmë e patëm mundësinë të shihnim disa nga paralajmërimet e telefonave 5G për këtë vit, ndërsa tani është vërejtur edhe pajisja e kompanisë Sony, përcjell Pocket-lint.
Sajti Pocket-lint e ka vërejti pajisjen edhe në zonën e Sonyt për ekspozim si dhe në stendën e Qualcommit. Për fat të keq, telefonat e ekspozuar 5G nuk e pasqyrojnë harduerin përfundimtar, dhe me siguri as dizajnin i cili do t'u ofrohet përdoruesve. Gjithashtu, Sony nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur ka në plan ta lansojë telefonin e vet 5G, shkruan KOHA Ditore.

Nga kompania u theksua se pajisja e prezantuar nuk është produkt komercial, por model testues i përdorur për ta testuar rrjetin 5G. Sony teston versione të ndryshme të harduerit për të kuptuar se çfarë do të ndodhte nëse antena do të hiqej nga vendi i caktuar dhe do ta bënte pajisjen më të hollë.
Prototipi për përdorim intern quhet AG-1. Theksohet edhe se Sony ka investuar shumë në 5G, por ende nuk po publikon asgjë komercialisht. Mbetet ta presim periudhën e ardhshme dhe të zbulojmë nëse telefoni 5G i Sonyt do të jetë variant i modelit Xperia 1 apo diçka krejt tjetër.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Gordon nga Barcelona: Jam shumë i lumtur
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4