Edhe pse PlayStation 4 dhe PlayStation 4 Pro tashmë janë në shitje dhe disa analistë thonë se do të shohim edhe gjeneratën e tyre të pestë vitin e ardhshëm, në Japoni zyrtarisht i është dhënë fund prodhimit të PlayStation 3.
PlayStation 3 për herë të parë ishte publikuar në nëntor 2006 dhe ishte një hap i madh krahasuar me PlayStation 2.
Sony që atëherë premtoi se do të mbante në prodhim këtë model për dhjetë vjet dhe tash pas ndërprerjes në vitin 2017 mund të thuhet se ka mbajtur fjalën, transmeton KP.
Kompania Sony ka shitur mbi 80 milionë PlayStation 3 deri më tash, ndërsa PS4 është shitur në më shumë se 60 milionë njësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6