Rrjeti i njohur social Snapchat sot ka lansuar veçorinë më të re, në synimin për të rimarrë pozitën në tregun online.
Duke nisur nga sot, kur ju të shtypni ekranin teksa jeni duke incizuar do të shfaqen disa lente të reja 3D.
Një re, ylberi dhe lulet janë pjesë e linjës bazë, ka njoftuar kompania.
Pasi të zgjidhni lentën e re, ju mund ta lëvizni në ekran. Sapo ta vendosni atë, aplikacioni e bën të duket sikur të jetë në jetën reale. Sapo i afroheni me kamerë ajo zmadhohet duke ngjarë kështu në realitet.
Artikuj të ngjashëm
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve
-
Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë