Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SMS-i i parë në botë u shit në ankand për 107.000 euro

Mesazhi i parë i dërguar ndonjëherë në celular, me mbishkrimin "Gëzuar Krishtlindjet", u shit të martën për 107.000 euro si NFT ("token i pazëvendësueshme") në një shtëpi ankandi në Paris.

Mesazhi i dërguar më 3 dhjetor 1992, u hodh në ankand nga kompania britanike e telekomunikacionit Vodafone.

Inxhinieri i Vodafonet, Neil Papworth i dërgoi një SMS nga kompjuteri i tij një menaxheri në Mbretërinë e Bashkuar, i cili e mori atë në telefonin e tij me peshë 2 kg, "Orbitel".

“Ata ishin në mes të një ngjarjeje të fundvitit, kështu që ai i dërgoi një mesazh ‘Gëzuar Krishtlindjet’,” tha Maximilien Aguttes, kreu i zhvillimit për shtëpinë e ankandeve Aguttes.

Shenjat e pazëvendësueshme ose NFT janë një lloj aseti digjital që është rritur në popullaritet këtë vit dhe veprat e artit NFT shiten për miliona dollarë.

Këto vepra digjitale, që kanë nisur të tregtohen më 2017 dhe që përfshijnë imazhe, video, muzikë dhe tekst, ekzistojnë në blockchain.

Edhe Vihet në ankand SMS-ja e parë në botë Kuriozitet Vihet në ankand SMS-ja e parë në botë

Çdo NFT ka një nënshkrim digjital unik.

Shitja e sendeve të paprekshme nuk është e ligjshme në Francë, kështu që shtëpia e ankandeve e mbështjelli mesazhin tekstual me një kornizë digjitale, ku tregohet kodi dhe protokolli i komunikimit, shpjegoi Aguttes.

Blerësi do të marrë një kopje të protokollit origjinal të komunikimit me të cilin është dërguar mesazhi SMS dhe të ardhurat do t'i shkojnë UNHCR-së.