Shqiptari nga Kosova me emrin Bashkim Sejdiu ka krijuar aplikacionin që u vjen në ndihmë të huajve në Itali me emrin “Infostranieri”.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga sistemet operative Android apo iOS dhe ofrohet në 10 gjuhë të ndryshme, ku përfshihet edhe gjuha shqipe, shkruan Radio Deejay.
Nëpërmjet disa formularëve dixhitalë shpjegohen praktikat burokratike dhe dokumentet që nevojiten për të aplikuar për leje qëndrimi, për bashkim familjar, për nënshtetësinë italiane apo edhe të tjera si këto, transmeton Shekulli.
I projektuar dhe krijuar në vitin 2014-të, aplikacioni paraqitet i suksesshëm dhe për ideatorin Sejdiu kjo është një arritje e madhe.
Sejdiu ka lindur 34 vite më parë në Preshevë, në Kosovë, dhe familja e tij u transferua në Itali kur ai ishte vetëm 10 vjeç, aktualisht jeton në Varese, në rajonin e Lombardisë.
Gjatë një interviste të dhënë në Itali për Radio Dj, ideatori shqiptar ka shpjeguar se aplikacioni ka si qëllim të jetë një mjet ndihmës për të huajt që vijnë për herë të parë në Itali, si edhe për ata që jetojnë prej kohësh në territorin italian.
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë
-
Italia po mban referendum për çështjen e shtetësisë
-
Kosova, e treta për numrin e të huajve që kanë kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri
-
Kur shumë kosovarë duan të ikin, më 2019 në Kosovë azil kërkuan 2 mijë të huaj