Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shqipëria pjesë e Autostradës Dixhitale Ballkanike

Tiranë, 28 shkurt - Shqipëria është pjesë e Iniciativës së Autostradës Digjitale Ballkanike në sektorin energjitik, e cila promovon idenë e ndarjes së përbashkët të fibrave optike në rajon, bën të ditur ATSH.

Për të nxitur më tej ndarjen e aseteve të fibrave optike në nivel kombëtar dhe rajonal, Banka Botërore organizoi një takim në Tiranë me pjesëmarrjen e operatorëve të sistemit të transmetimit të energjise nga rajoni.

Mbi 150,000 km fibra optike janë instaluar gjatë viteve të fundit nga ndërmarrje të energjisë në Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në të njëjtën kohë, ky burim është bërë i përdorshëm komercialisht për t’u dhënë me qira tek ofruesit e internetit vetëm në Malin e Zi dhe Kosovë. Ofruesit e internetit kërkojnë akses tek këto burime me qëllim shtrirjen e shërbimin të tyre edhe në zona të largëta si dhe për të kursyer krahun e punës.

Përhapja e internetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më i ulët se në BE dhe dhe gjendja e infrastrukturës digjitale nuk është në nivelin e kërkuar për të përballur sfidat e zhvillimit ekonomik digjital.

Edhe Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë Arbëri 3 j. më parë Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë

Pjesëmarrësit në këtë takim, që përfaqësonin operatorë të sistemit të transmetimit sollën eksperienca të ngjashme nga Shqipëria, Rumania, Sllovenia, Greqia, Amerika Qendrore, vendet balltike dhe Spanja për ndarjen e fibrave optike.

{gallery}