Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shqipëria nuk e sheh rrezik përdorimin e të dhënave personale nëpërmjet Facebookut

Rreziku i përdorimit të të dhënave personale nëpërmjet Facebookut, në Shqipëri për autoritetet dhe njerëzit nuk ekziston.

Ata që kanë një llogari në rrjetin social, frikën më të madhe e kanë nga vjedhja e saj apo keqpërdorimi nga hakerat apo krimi ordiner.

Sektori i krimeve kompjuterike në policinë e shtetit nuk ka informacione se në Shqipëri përdoruesit e rrjetit social Facebook rrezikojnë t’ju merren të dhënat personale për t’u përdorur më pas për lobim politik, apo keqdrejtim të votuesve ashtu siç ka ndodhur me kompaninë britanike që futi Facebookun në skandalin më të madh që nga krijimi, shkruan tch.

Sipas autoriteteve në Shqipëri nuk ka kompani aq të fuqishme sa të bëjnë kontrata me Facebookun për të marrë të dhëna.

Nuk është evidentuar ndonjë rast i tillë, ndërsa përdoruesit e Facebookut, flasin vetëm në mënyrë hipotetike.

“Po ka rrezik në fakt”, shprehet një qytetar.

Edhe Gjysmë miliardë të dhëna të përdoruesve të Facebookut u përdoren nga hakerët Tech Gjysmë miliardë të dhëna të përdoruesve të Facebookut u përdoren nga hakerët

“Po edhe mund të përdoren për arsye përfitimi, çfarë nuk bëhet”, thotë një tjetër.

Problemi më i madh për qytetarët shqiptarë përdorues të rrjeteve sociale është vjedhja e adresave apo profileve false.