Një pajisje e re e Samsungut është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench me emër të modelit SM-A750FN. Po ashtu, në këtë uebfaqe janë zbuluar edhe disa specifika kyçe të kësaj pajisjeje misterioze.
Pajisja, sipas Geekbench, do të ketë procesor Exynos 7885 SoC, 4 GB RAM memorie si dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.0, transmeton Koha.net. Këto specifika përkojnë me ato të Galaxy A8+ (2018), duke sugjeruar se telefoni mund të jetë më ndryshe në aspektet tjera sikurse madhësia e ekranit apo kamerat.
Samsung Galaxy A8 (2018) mban numrin e modelit SM-A730xx, ndërsa paraardhësi i tij Galaxy A7 (2017) – SM-A720xx. Duke u bazuar në këtë fakt, SM-A750FN është logjikisht pasardhës i serisë Galaxy A8.
SM-A750FN mund të quhet Galaxy A9 (2018), por po ashtu mund të jetë edhe shtesë në serinë A8 për tregjet e caktuara.

-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium