Një ditë më parë, autoriteti rregullativ kinez TENAA ka zbuluar vetëm disa detaje të vogla në lidhje me smartfonin e ri të Meizut – M9 Note (M923Q), ndërsa sot i njëjti autoritet ka zbuluar të gjitha specifikat kryesore.
Sipas TENAA, Meizu M9 Note pritet të vijë me ekran 6.2-inç IPS me rezolucion prej 2,244 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 675, 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, M9 Note pritet të vijë me baterinë prej 3,900 mAh dhe të punojë me sistemin operativ Android 9.0 Pie nën sistemin Flyme OS 7, shkruan gsmarena.
Sa i përket kamerave, M9 Note do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 48+5 megapikselë dhe atë të përparme prej 20 megapikselë.
Ndërsa sa i përket lansimit, Meizu M9 Note pritet të debutojë së shpejti në Kinë.
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë