Ish-drejtori i Googlet, Eric Schimdt, do ta ndihmojë riorganizimin e ushtrisë amerikane nëpërmjet një tanku të veçantë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale, shkroi Wired.
Tanku i ri, i quajtur Istari, po synohet të jetë tank multifunksional, që bazë të punës e ka Metaversen. Pos për aksione ushtarake, Istari do të përdoret edhe për të montuar dhe testuar virtualisht makineritë luftarake, nga modelet kompjuterike të komponentëve individualë, si shasia dhe motorët.
Schimdt tha se nëpërmjet Inteligjencës Artificiale do të bëhet dizajnimi i këtij tanku luftarak dhe shtimi i mjeteve më të rënda në të.
Krejt kjo nisi në vitin 2016, kur ish-drejtori i makinës kërkuese Google, vizitoi zyrat e Pentagonit në SHBA.
Ai tha se u habit për të keq me gjendjen e teknologjisë së ushtrisë amerikane.
67-vjeçarin e ftoi ish-presidenti Barack Obama për të drejtuar Bordin e Inovacionit të Mbrojtjes në Pentagon, me qëllim që ushtria amerikane të përditësohet në fushën teknologjike.
“Duhej të vrapoja me Ericun dhe të shihja se si Departamenti po punonte në teknologji komerciale. Ishte e qartë se i tërë Departamenti po zhvillonte softuer në mënyrën e njëjtë si zhvillohej në vitet 1970-1980”, deklaroi Will Roper, që në 2016-n ishte ndihmëssekretar i Forcave Ajrore.
Schimdt tha se me Inteligjencën Artificiale do të ndërtohen pajisje ushtarake, dronë, mjete të lira e shumë të shpejta si dhe sensorë që lidhen direkt me vatrat e luftës.
Ushtrinë amerikane, Schimdt e përshkoi si qenie e madhe njerëzore brenda një sistemi të keq.