Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo ka deklaruar se SHBA-ja është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të disa aplikacioneve, përfshirë TikTok-un.
I pyetur nëse do t’ua rekomandonte përdoruesve shkarkimin e këtij aplikacioni, Pompeo është përgjigjur: “Vetëm nëse doni që të dhënat e juaja të përfundojnë tek Partia Komuniste Kineze”, raporton AP, transmeton KOHA.
Në TikTok ishte thënë se të gjitha të dhënat janë të deponuara në server në SHBA, teksa ishte përsëritur se nuk do të largohej përmbajtja, edhe nëse një gjë e tillë kërkohej prej qeverisë kineze.
TikTok do t’i pezullojë aktivitetet në Hong Kong, pasi hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurisë, javën e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja po shqyrton mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok
-
SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes për TikTokun
-
TikTok-u rikthehet në Apple dhe Google Play Store në SHBA
-
TikToku kundërshton pretendimet e SHBA-së për lidhjet me Kinën
-
TikToku s’gjen qetësi, tani nën hetim nga FED-i amerikan