Sipas raportit më të ri të Wall Street Journal, Samsung i është bashkëngjitur kompanive si Apple, Amazon, Google dhe Microsoft për të prodhuar mikrofonin e vet të mençur.
Ky është trendi më i ri në industrinë IT, i cili ka nisur me modelin e Amazon Echo, të prezantuar para disa vitesh, transmeton KosovaPress.
WSJ raporton se Samsung në mikrofonin e vet të mençur, me emrin kodues Vega, po punon që disa vite. Mikrofoni do të ketë të integruar asistentin Bixby AI. Por, pasi që versioni në gjuhën angleze të asistentit Bixby është shtyrë, tash për tash nuk ka periudhë të caktuar kohore se kur mund të dalë në treg mikrofoni i Samsung.
Vlerësohet se 36 milionë amerikanë përdorin mikrofona të mençur të paktën një herë në muaj. Këto pajisje mund të japin informacione për motin, rezultatet sportive, çmimet në bursa dhe të lëshojnë muzikë sipas kërkesave. Aty është edhe mundësia e kontrollimit të aparateve të mençura.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Zbuloni zgjidhjen ideale Samsung Bespoke AI Laundry në Aztech
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë