Sipas një raporti të OpenSignal, i cili mbulon 40 vende dhe mijëra pajisje, telefonat e Samsungut e kanë shpejtësinë më të mirë të downloadimit në 4G LTE krahasuar me atë që e ofrojnë Huawei dhe Apple.
Pajisjet e Samsungut janë më të shpejta në 14 tregje, përfshirë SHBA, ku pajisjet e kompanisë së Koresë së Jugut kanë shpejtësi më të madhe të downloadimit për 8.2 Mbps sesa iPhone, ose në Norvegji ku përdoruesit e Samsungut realizojnë shpejtësi më të madhe për 12 Mbps se përdoruesit e Huawei dhe 14 Mbps më të shpejtë se përdoruesit e iPhone, raporton GSMArena.
Modelet e Apple të iPhone janë më të shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvan, shkruan KOHA Ditore. Shpejtësitë më të mëdha arrihen nga përdoruesit në Korenë e Jugut, pastaj në Kanada dhe Singapor.

Për sa i përket segmenteve, Samsungu është lider në segmentin e sipërm me shpejtësi të downloadimit prej 26.6 Mbps, ndërsa Apple është lidere në segmentin e mesëm me shpejtësi mesatare të shkarkimit prej 16.5 Mbps.