Samsungu ka arritur të shesë më shumë se 55 milionë njësi të linjës Galaxy S7 deri tani.
Kjo u njoftua nga kompania “Strategy Analytics” përmes një raporti të ri.
Në tremujorin e parë të 2017-s gjiganti korean shiti 7.2 milionë njësi Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Në total, Samsungu shiti 92.8 milionë pajisje në periudhën Janar-Mars, 80 milionë prej të cilave ishin telefonë të mençur.
Me këtë kompania ka arritur të kapë 23 për qind të shitjes totale të telefonave në botë.
Artikuj të ngjashëm