Samsungu e ka pranuar dhe zbatuar tradicionalisht teknologjinë e vet në procesin e zhvillimit të arkitekturës mobile ARM, megjithatë ky grup teknikash është i adaptueshëm dhe këtu fillon partneriteti i ri midis gjigantit të Koresë së Jugut dhe Baidu. Ky partneritet shënon zgjerimin e shërbimeve të Samsungut përtej sferës së pajisjeve mobile - në qendrat e të dhënave, aplikacionet HPC dhe AI, raporton GSMArena.
Falë procesit 14nm të Samsungut, si dhe zgjidhjes I-Cube (Interposer-Cube), çipseti i ri premton të jetë tre herë më i shpejtë sesa zgjidhjet konvencionale përshpejtuese GPU/FPGA për inicimin e modelit neural të Baidu. Çipseti Baidu KUNLUN do të ofrojë trafik të memories prej 512 GBps përmes teknologjisë së Samsungut I-Cube, të shoqëruar me memorie me shpejtësi të lartë HBM 2. KUNLUN do të jetë në gjendje t’i kryejë deri në 260 Tera-operacione për sekondë (TOPS) me 150 vat të konsumit të energjisë, shkruan KOHA Ditore.

Samsungu tashmë është duke punuar në avancimin e ardhshëm në teknologjitë Baidu KUNLUN, duke përfshirë RDL (redistribution layers) dhe pakon e integruar 4x, 8x HBM.
-
Samsungu bëhet kompania e parë që fillon prodhimin e çipave 3-nanometërsh
-
Samsungu do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm
-
Samsungu e sheh 2022-tën si vit të fortë për njësinë e çipave dhe të komponentëve
-
Samsungu do ta ketë teknologjinë AMD Radeon RDNA në telefona deri në vitin 2021
-
Samsung Galaxy S12 do të ketë jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa Galaxy S10