Kompania jugkoreane Samsung ka sjellë së fundi televizionin e ri 406 inç Cinema me ekran LED.
Pajisja e re ka diagonalen e ekranit prej 10,3 metrash dhe nuk është e dedikuar për përdorim shtëpiak, por për salla të kinemave, ku pritet të zëvendësojë projeksionet klasike.
Ekrani vjen me rezolucion 4K (4,096 x 2,160 piksel), kualitet HDR dhe ka ndriçim deri 146 fL, që sipas Samsungut, është dhjetë herë më shumë se sa projeksionet standarde të teknologjisë, transmeton kp.
Po ashtu, televizioni ka ngjyrën e zezë të thellë të fotografisë, ngjyrën e bardhë precize dhe ngjyra të shkëlqyeshme.
Ndriçimi shtesë mund të jetë i dobishëm për riprodhimin e filmave 3D, të cilët shpesh duken të mjegulluar në kinema për shkak të syzave të polarizuara.
Si pjesë shtesë e kualitetit të fotografisë, Samsung ka bashkëpunuar me njësinë JBL të Harman në teknologjinë e zërit, e cila përbëhet nga mikrofonat e vendosur përreth ekranit, teknologjisë për procesimin e zërit dhe "Sculpted Surround", i cili mundëson riprodhimin dramatik të zërit.
Edhe
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
Ekrani është prezantuar në kinemanë Lotte në Korenë Jugore dhe thuhet se paraqet ekranin e parë komercial LED për kinema.
Samsung thekson se televizori mund të jetë shumë i qëlluar edhe për ngjarje të korporatave, konferenca, përcjelljen e sportit dhe lojëra, derisa shikimi i filmave do të ofrojë një përvojë krejtësisht të re.
Tash për tash nuk dihet çmimi i televizorit.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Samsung shpallet fitues në kategorinë e fshesave me korrent në Çmimet Euroconsumers 2025
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium