Është prezantuar telefoni më i ri i gjigantit të teknologjisë, Samsung.
I quajtur Galaxy Feel, telefoni vjen ekran 4.7-inç HD, procesor 1.6 GHz SoC me tetë bërthama, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme.
Samsung Galaxy Feel, po ashtu, vjen me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net. Me dimensione prej 138 x 67 x 8.3 mm dhe peshë prej 149 gramë, telefoni i ri punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat si dhe vjen me baterinë prej 3 mijë mAh.
Gjithashtu, telefoni i ri është në dispozicion me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të rozë. Galaxy Feel, po ashtu, është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Para-porositjet për telefonin e ri të Samsungut, Galaxy Feel, mund të bëhet në Japoni përmes NTT DoCoMo, ndërsa shitjet pritet të fillojnë diku ka mesi i muajit të ardhshëm.
Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar çmimi i tij dhe as se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.
