Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung heton hakimin e sistemit Iris

Samsung ka nisur hetimet lidhur me pohimet e grupit të hakerëve gjermanë, sipas të cilëve kanë arritur të mposhtin sistemin Iris për njohje në telefonin Galaxy S8.

Chaos Computer Club (CCC) përmes një video kishte bërë me dije se si Galaxy S8 hapet me ndihmën e një fotografie me syrin e pronarit të telefonit, transmeton KP.

“Fotografia e rezolucionit të lartë të internetit mjafton për të tejkaluar Iris”, ka thënë grupi i hakerëve gjermanë.

Zyrtarë të Samsungut thanë se janë në dijeni të këtij raportimi dhe se po hetojnë problemin.

Teknologjia e skanimit Iris ka kaluar në disa faza rigoroze të testimit, ka njoftuar kompania në kumtesën me të cilën përpiqet të bindë përdoruesit se gjithçka është në rregull.