Është e qartë se kompanitë së pari do të përditësojnë smartfonët e tyre të avancuar me sistemin më të ri operativ Android 8.0 Oreo dhe pastaj do të fillojnë të punojnë në smartfonët e rinj.
E njëjta gjë po ndodh edhe me gjigantin e teknologjisë Samsung, e cila ka filluar të punojë në përditësimin e serisë së saj Galaxy S8 me Oreo, transmeton Koha.net.
Versioni i përditësimit për Galaxy S8 dhe S8+ është G955FXXU1BQI1 dhe G950FXXU1BQI1. Ende nuk është zbuluar se kur do të lansohet përditësimi, por testimi i tij pritet të fillojë së shpejti.
Gjithashtu, raportohet se Samsung mund të mos ketë të gjitha veçoritë e Android 8.0 Oreo me këtë përditësim.
Artikuj të ngjashëm
-
Galaxy Note8 dhe S8/S8+ së shpejti bëhen me Android One UI
-
Mësohet kur do të arrijë Android Oreo në Galaxy S7/S7 Edge dhe Galaxy A3/A5/A7 (2017)
-
Lista e pajisjeve të Samsungut që do të përditësohen me Android Oreo
-
Nokia 8 përditësohet me sistemin më të ri Android 8 Oreo
-
Së shpejti edhe Galaxy S6 do të bëhet me Android Oreo