Tech

Samsung Galaxy S20 Ultra do të ketë kornizë prej çelikut të pandryshkshëm

Gjatë pesë gjeneratave të fundit të telefonave të vet, premium Samsungu ka përdorur korniza alumini. Megjithatë, sipas thashethemeve në dispozicion, Galaxy S20 Ultra do të përdorë kornizë nga çeliku i pandryshkshëm, raporton GSMArena.

Informatori Max Weinbach (@MaxWinebach), i cili gjithashtu na mundësoi pamje nga fotografitë e para live për Galaxy S20 Ultra, tani ka zbuluar detaje të reja në Twitter.

Aktualisht, vetëm Apple përdor çelik të pandryshkshëm në telefonat e vet iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max, shkruan KOHA Ditore. Në teori, implementimi i këtij dizajni i zvogëlon gërvishtjet dhe siguron rezistencë dhe qëndrueshmëri më të mirë të telefonit.

Nga ana tjetër, çeliku është më i dendur dhe mund të jetë problem për disa përdorues, duke pasur parasysh që Galaxy S20 Ultra pritet të jetë një pajisje e madhe. Pesha e telefonit me siguri do të tejkalojë 200 gramë.