Samsung është duke investuar rreth 20 miliardë dollarë në hulumtime që lidhen me teknologjitë në zhvillim siç është inteligjenca artificiale e njohur si AI në tre vitet e ardhshme.
Ky investim është vetëm një pjesë e vogël si pjesë e investimeve më të mëdha, prej 161 miliardë dollarësh që do të shkojnë drejt hulumtimeve kërkimore të komponentëve e shpenzimeve kapitale, transmeton koha.net.
Shuma 20 miliardë dollarëshe fillimisht do të përdoret për shikimin e llojllojshmërisë së teknologjive të reja për të mbështetur ndërtimin e komponentëve për prodhimin e veturave të së ardhmes, në industrinë farmaceutike si dhe në teknologjinë artificiale e rrjetin 5G mobil.
Samsung ka thënë se do të krijohen 40 mijë vende pune në kursin tre vjeçar të ardhshëm e 1 mijë prej tyre do të jenë në hulumtim në AI në qendra në të gjithë botën.
-
Samsungu do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Nokia planifikon investim prej 4 miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale në SHBA
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
BE-ja synon të ndërtojë fabrika gjigante të AI për t’i bërë konkurrencë SHBA-së e Kinës