Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sa është i qëndrueshëm telefoni i parë i lakueshëm - Royole FlexPai

Royole FlexPai u lansua si telefoni i parë i lakueshëm komercial, edhe pse është në dispozicion në sasi të kufizuar. Tani telefoni përfundoi në duart e Zackut nga kanali i YouTube JerryRigEverything, ku iu nënshtrua testeve të qëndrueshmërisë – gërvishtjeve, djegieve të ekranit dhe lakimit.

Për shkak se ekrani fleksibil nuk është prej qelqi, ai është më i ndjeshëm ndaj gërvishtjeve. Plastika fleksibile mund të dëmtohet lehtësisht edhe nga thonjtë, ndërkohë që nuk ndihmon as fakti që mbrojtja për ekran nuk do të funksionojë në këtë pajisje.

Kur bëhet fjalë për lakimin, telefoni është shumë i qëndrueshëm. Zack u përpoq ta lakonte atë në drejtim të kundërt me atë të planifikuar, gjë që e shkaktoi thyerjen e menteshës, shkruan KOHA Ditore. Kjo sigurisht që pritej, ndërsa ekranit iu deshën më shumë përpjekje të lakimit në drejtimin e paplanifikuar për palosje, në mënyrë që paneli të ndalojë së reaguari ndaj regjistrimeve me prekje.

Me përjashtim të panelit i cili është i ndjeshëm ndaj gërvishtjeve, FlexPai duket si një pajisje solide që është më e qëndrueshme sesa pritej. Megjithatë, me një çmim prej mbi 1300 dollarësh, nuk rekomandohet eksperimentimi i qëndrueshmërisë, siç bëhet në videon e Zackut.

Artikuj të ngjashëm