Platforma e rrjeteve sociale e Donald Trumpit, Truth Social, ka humbur 73 milionë dollarë që nga lansimi i saj në fillim të vitit 2022, shkruan The Guardian.
Ish-presidenti amerikan kishte njoftuar lansimin e aplikacionit të tij të rrjeteve sociale në tetor 2021, duke thënë se do t'u “rezistonte kompanive të mëdha të teknologjisë” si Twitteri dhe Facebooku që e kishin ndaluar asokohe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor një dosje nga “Digital World Acquisition”, kompania që planifikon të bashkohet me pronarin e Truth Social, Trump Media & Technology Group (TMTG), tregoi se kompania e rrjeteve sociale ka humbur shumë para.
Në vitin 2022, Truth Social pati humbje prej 50 milionë dollarëve, me shitje neto prej vetëm 1.4 milionë dollarë. Ajo humbi 23 milionë dollarë në gjysmën e parë të këtij viti, me shitje neto prej 2.3 milionë dollarë.
Digital World Acquisition zbuloi gjithashtu se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, mbikëqyrësi më i lartë financiar i SHBA-së, po e shikonte marrëveshjen mes tyre dhe Truth Social dhe ajo mund të dështojë.
Nëse marrëveshja dështon, thuhet në dosje, Truth Social do të luftojë për të gjetur fonde të reja dhe është në rrezik të zhduket.