Tech

Rishfaqet telefoni i ri i Xiaomit me 8 GB RAM, rival i Razer Phone

Derisa jemi duke pritur lansimin e Mi Mix 2s, telefonit me teknologjinë e fundit të dizajnit të ekranit pa skaje (full-screen), telefoni i ri me 8 GB RAM memorie i Xiaomit është rishfaqur në njërën nga uebfaqet më të njohura.

Fjala është për Xiaomi Blackshark SKR-A0, i cili më herët është shfaqur në AnTuTu, ndërsa tani në GeekBench, transmeton Koha.net.

Sipas GeekBench, Blackshark SKR-A0 pritet të vijë me procesor Snapdragon 845 dhe 8 GB RAM memorie.

Ky do të jetë smartfoni i parë i Xiaomit për lojëra, i cili do ta rivalizojë drejtpërdrejtë Razer Phonen.

Sipas AnTuTu, Blackshark SKR-A0 do të vijë me rezolucion të ekranit prej 2,160 x 1,080 pikselë, rezolucion më i vogël se i Razer Phonet, performancë më të mirë dhe energji më efiçente. Po ashtu, AnTuTu ka përmendur se Blackshark do të punojë me sistemin operativ Android 8.0.

Image