Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rënia e internetit në Kazakistan i shkakton krizë globale mihjes së BTC-së

Fuqia botërore e rrjetit të bitcoinit ka rënë dukshëm këtë javë me rënien e internetit në Kazakistan në një kohë kur pati rritje enorme të industrisë së mihjes së kriptovalutave në këtë shtet.

Kazakistani vitin e shkuar u bë qendra e dytë më e madhe për mihjen e kriptovalutës më të madhe botërore pas Shteteve të Bashkuara, sipas Qendrës për Alternativa Financiare të Cambridget, pasi Kina ndali aktivitetin e mihjes.

Rusia dërgoi ushtrinë në Kazakistan të enjten për të ndihmuar në uljen e tensioneve pas eskalimit të protestave kundër ngritjes së çmimeve të derivateve. Dhjetëra protestues janë vrarë, ndërsa shifra të larta të vdekjeve ka edhe te forcat e sigurisë.

Interneti të mërkurën u ndal në shtet. Uebfaqja monitoruese “Netblocks” e quajti “rënie totale të internetit”.

Kjo ka parandaluar mihësit në këtë shtet t’i qasen rrjetit të bitcoinit. Bitcoini dhe kriptovalutat tjera krijohen me mihje prej kompjuterëve të fuqishëm. Në gusht vitin e shkuar, sipas të dhënave më të fundit, Kazakistani u përllogarit se ka 18 për qind të mihjes totale botërore.

Në prill, para se Kina të ndalte mihjen, shifra ishte vetëm tetë për qind.

Edhe Bitcoin bie në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit Tech Bitcoin bie në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit

Një rënie në shkallën e mihjes nuk është domosdoshmërisht përkrahëse e çmimit të BTC-së. Të enjten, kjo valutë digjitale ra në vlerën e 43 mijë dollarëve, duke rënë në vlerat më të ulëta deri tash qe disa muaj.

Ditë më parë edhe në Kosovë u mor vendimi që të ndalet mihja, por kjo për shkak të krizës energjetike.