Xiaomi Redmi 7A është prezantuar në dy raste, fillimisht u prezantuan specifikimet e telefonit, dhe pastaj çmimi dhe disponueshmëria e tij. Telefoni u paraqit për herë të parë në Kinë, por tani ka filluar të shfaqet edhe në listingjet e shitësve evropianë me pakicë, raporton GSMArena.
Redmi 7A është anëtari më i volitshëm i familjes Redmi, dhe karakterizohet nga çipseti Snapdragon 439, si dhe hapësira për ruajtje prej 16GB ose 32GB. Në pjesën e pasme telefoni e ka një kamerë, ndërsa në pjesën e përparme e ka gjithashtu një kamerë në kornizën e sipërme.
Pajisja nuk ka sensor të gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa karakteristika kryesore e shitjes është sigurisht bateria e madhe prej 4000mAh, shkruan KOHA Ditore.
Pritet që çmimi për telefonin Xiaomi Redmi 7A në Evropë të jetë rreth 100 euro. Data zyrtare e lansimit në tregun evropian ende nuk është publikuar, por pritet që kjo të ndodhë gjatë korrikut.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Dua Lipa fytyra e re e Apple
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple