Në raportin e ri thuhet se rrjetet sociale nuk janë edhe pa “kosto” apo edhe aq “falas”, por janë përplot me ata që manipulojnë me zgjedhje dhe qeveritë i përdorin për t’i monitoruar përdoruesit.
Në raportin e Freedom on the Net të hartuar nga organizata e pavarur Freedom House, përshkruhen rezultatet e hulumtimeve që janë shqetësuese e që lidhen me monitorimin e përdoruesve. Sipas raportit, 40 nga 65 vendet e analizuara (rreth 62 për qind) kanë zbatuar programe të avancuara të monitorimit të rrjeteve sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur bëhet fjalë për lirinë e Internetit, Kina është etiketuar si vendi më së paku i lirë, Rusia dhe Egjipti gjithashtu etiketohen si aspak të lira. Gjithsej 89 për qind e përdoruesve të internetit, apo pothuajse 3 miliardë njerëz, janë nën një lloj programi të monitorimit, dhe ky është një numër enorm.
Në Iran ekziston një “ushtri” prej 42,000 vullnetarëve të cilët i monitorojnë të shprehurit dhe të folurit në internet. Partia Komuniste Kineze ka sistem të ngjashëm, apo njerëz që mbledhin të dhëna dhe e etiketojnë përmbajtjen problematike, shkruan Koha Ditore. Firma kineze Semptian e ka sistemin e monitorimit Aegis i cili ndihmon në monitorimin e më shumë se 200 milionë njerëzve në Kinë.
SHBA-ja është cilësuar “si e lirë” sa i përket censurimit të internetit, por raporti tregon se nuk është kështu. Raporti e përmend kompaninë izraelite për siguri kibernetike Cellebrite, e cila kohët e fundit e nënshkroi një kontratë të re me agjencinë ICE (Agjencia për Imigracion dhe Doganë) me vlerë midis 30 dhe 35 milionë dollarë. Vegla e Cellebrite ua mundëson përdoruesve t’i hakojnë lehtë telefonat mobilë dhe t’i mbledhin të gjitha të llojet e të dhënave.
Të gjitha vendet e tjera i dërgojnë zyrtarët e tyre në SHBA për të mësuar se si mund t’i monitorojnë mediat sociale.
Madje edhe “vendet e lira” si SHBA dhe Britania e Madhe i kanë monitoruar aktivistët për mbledhjen e informacioneve për grupet që protestojnë kundër imigracionit dhe politikave të kontrollit të armëve.
