Raketa më e madhe në botë, e prodhuar nga kompania SpaceX, do të lansohet këtë të hënë në orbitën e Tokës. Mediumi “Space” shkroi se fluturimi i parë testuar i raketës Starship i kompanisë së Elon Muskut, do të bëhet nga objekti Starbase.
Lansimi i saj do të bëhet në orën 8 të mëngjesit, por në Kosovë me kohën lokale do të nisë rreth orës 14:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiliarderi Musk që ka kompaninë SpaceX ka deklaruar se pret të ketë sukses ky lansim.
“Sukses ndoshta, emocioni është i garantuar”, ka shkruar ai.
Lansimi do të përcillet nga shumë mediume të botës direkt.