Qeveria britanike njoftoi sot se synonte krijimin e ligjeve të posaçme për të mbrojtur përdoruesit e web-it duke u diktuar platformave të luftojnë kundër “përmbajtjeve të rrezikshme”, pasi në të kundërt do të akuzonin personalisht liderët e rrjeteve sociale.
Në një libër të bardhë të publikuar në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Informatikës shpalosën projektin e tyre për të përcaktuar një “rregullator të pavarur” përgjegjës për të siguruar që kompanitë e internetit të “marrin përsipër përgjegjësitë e tyre”.
“Prej shumë kohësh, këto kompani nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur përdoruesit e tyre, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtjet e rrezikshme”, deklaroi kryeministrja, Theresa May. Është koha të veprojmë ndryshe.
“Epoka e sistemit vetërregullues ka përfunduar”, vuri theksin ministri për Dixhitalizimin, Jeremy Wright, pasi vlerësoi se aktorët e sektorit nuk kanë shkuar shumë larg.
Londra mund të ndjekë në këtë drejtim shembullin e Australisë, e cila miratoi javën e kaluar një legjislacion që parashikon deri në dënime me burg për drejtuesit e rrjeteve sociale që nuk heqin brenda një periudhë shumë të shkurtër përmbajtjet ekstremiste./atsh
-
Gjigantët e teknologjisë synojnë ligj për masa ndaj përmbajtjes së dëmshme
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
-
Australia do t’i ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç