Disa punonjës të Snapchatit, një aplikacion shumë popullor sidomos për adoleshentët për mesazhet që zhduken pas një farë kohe, kanë marrë, në mënyrë jo formale, informacione për përdoruesit.
Lajmi u dha nga sajti i kërkesave Motherboard. Qasja për lokalizimin, numrin e telefonit dhe email-it të njerëzve u bë falë një instrumenti në brendësi të aplikacionit, fillimisht për të kënaqur kërkesat e policisë.
Motherboard mblodhi dëshmitë e katër ish-punonjësve të Snapchatit që folën për opsionin SnapLion i cili mund të tregojë vendndodhjen, por edhe numrin e telefonit dhe e-mailin e përdoruesit.
Punonjësit e këtij aplikacioni thonë se këto episode kanë ndodhur ‘shumë kohë përpara’ dhe ‘pak herë’.
Nuk dihet nëse diçka e tillë ndodh ende ditët e sotme, sepse Snapchati nuk komenton mbi ngjarjen.
Paradoksi teknologjik është se përdorimi i SnapLion nuk parashikonte procedurat e “log in” që, në fakt, do mund të lejonin të identifikohej nëse dikush po e përdorte në mënyrë të papërshtatshme.
Ajo që bën më shumë përshtypje është lehtësia me të cilën disa punonjës të platformës sociale mund të abuzojnë.
Edhe
BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve
Facebook pushoi nga puna një inxhinier të sigurisë për keqpërdorim të të dhënave personale të një gruaje.
Ndërkohë, përdorimi i Uberit, falë një opsioni që tregonte pozicionin e pilotit, bëri që të hapej një hetim nga Prokuroria e Përgjithshme e shtetit të New Yorkut.
Të dyja ndërmarrjet janë përgjigjur duke premtuar kontrolle më të ashpra mbi privatësinë./oranews
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët