Nvidia i ka konfirmuar zyrtarisht çmimet dhe dispozicionet e SKU të linjës së rifreskuar Turing të kartelave grafike SUPER. Linja e re e kartelave grafike synon t’i kundërvihet në treg modeleve AMD Navi dhe mbërrin në fillim të korrikut, raporton TechPowerUp.
Modelet RTX 2060 dhe RTX 2080 Ti për momentin do të vazhdojnë, si modelet më të lira dhe më të forta me mbështetjen për përshpejtim harduerik ray-tracing. Nga ana tjetër, RTX 2070 dhe RTX 2080 do të zëvendësohen me variante përkatëse 2070 SUPER dhe 2080 SUPER, ndërsa modeli shtesë RTX 2060 SUPER do të ofrohet për të konkurruar me kartelën grafike AMD RX 5700. Çmimi i modelit Nvidia RTX 2060 SUPER do të jetë 399 dollarë, krahasuar me çmimin prej 379 dollarëve për AMD RX 5700, shkruan KOHA Ditore.
Kartela grafike RTX 2070 SUPER do të pozicionohet në segmentin më të lartë të çmimeve sesa kartela e ardhshme e AMD-së RX 5700 XT (499 dollarë kundrejt 449 dollarëve). Në fund, modeli Nvidia RTX 2080 SUPER do të ketë performanca të përmirësuara si dhe një çmim më të ulët (699 dollarë) krahasuar me modelin standard RTX 2080 i cili kushton 799 dollarë.