Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prototipi fleksibil metalik për ftohje /ngrohje me efikasitet tejet të lartë

Një ekip hulumtues gjerman e ka zhvilluar prototipin e një sistemi të jashtëzakonshëm për ngrohje/ftohje, i cili i streson dhe shkarkon "telat muskulorë" nikel-titan për të krijuar ajër të ngrohur dhe të ftohur me dyfishin e efikasitetit të një pompe ngrohjeje ose tri herë efikasitetin e një kondicioneri. 

Ajo që është thelbësore është se pajisja gjithashtu nuk përdor gazra ftohëse, që do të thotë se bëhet fjalë për një mënyrë shumë më ekologjike për ta ngrohur ose ftohur hapësirën, shkruan sot Koha Ditore.

Pajisja është e bazuar në një veti të veçantë të legurave të caktuara metalike me formë memorike të cilat kthehen në formë pas deformimit. Në disa raste - sidomos me nikel-titanin, të njohur gjithashtu si nitinol - këto metale absorbojnë sasi të konsiderueshme të nxehtësisë kur lakohen dhe deformohen dhe pastaj e lirojnë atë nxehtësi kur kthehen në formën e tyre normale. 

Dallimi midis telit të ngarkuar dhe telit të lëshuar mund të jetë deri në 20°C. Prandaj pajisja ftohëse është mjaft e thjeshtë në koncept. Ajo e përdor një cilindër rrotullues të mbuluar me tufa telash nitinoli. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)