Smarfonët po bëhen gjithnjë e më “të mençur”, gjë të cilën nuk mund ta themi edhe për bateritë të cilat i mbushin.
Disa prodhues këtë problem e zgjedhin përmes implementimit të baterive të mëdha në pajisjet e tyre.
Njëra nga opsionet është përfshirja e teknologjisë së karikimit të shpejtë (fast charging). Zgjidhja Qualcomm Quick Charge është njëra ndër më të popullarizuarat kur bëhet fjalë për telefonat me procesorë të Qualcommit, Snapdragon, transmeton kp. Tani, Quick Charge është bërë më i shpejtë sesa më herët.
Qualcomm ka prezantuar veçorinë e re për karikim të shpejtë që quhet Quick Charge 4+, dhe thonë se kjo është zgjidhja e re e cila mundëson karikimin e shpejtë të pajisjes deri në 15 për qind më shpejt.
Quick Charge 4+ është edhe për 30 për qind më efikas se sa Quick Charge 4, dhe punon në temperatura të ulëta. Për të mundësuar Quick Charge 4+, prodhuesit e pajisjeve duhet të implementojnë edhe disa karakteristika të harduerit, të cilat përfshijnë balancimin inteligjent të nxehtësisë, dual charge, si dhe funksionet e reja të sigurisë.
Smartfoni i parë me Quick Charge 4+, është ZTE Nubia Z17.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026