Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet telefoni i parë antibakterial

Kompania e teknologjisë së leximit Bullitt ka prezantuar telefonin e parë antibakterial në botë – CAT S42.

Modeli bazë mund të blihet për rreth 250 euro, ndërsa versioni me teknologjinë Biomaster do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm, transmeton TCH.

Prodhuesi planifikon të paraqesë opsionin antibakterial në pajisjet e tjera – S52 (400 euro) dhe S62 (650 euro).

Siç është raportuar, S42 nuk vret bakteret dhe viruset (përfshirë COVID-19), por parandalon shumëzimin e patogjenëve.

Efekti arrihet falë joneve të argjendit të ndërtuara në material, gjatë prodhimit, shkruan Daily Mail.

Bullitt pretendon se teknologjia Biomaster zvogëlon sasinë e baktereve me 80 për qind brenda 15 minutash, si dhe 99 për qind gjatë një periudhe prej 24 orësh.

Edhe Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini Tech 10 muaj më parë Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini

Telefoni ka një ekran 5.5 inç, xham mbrojtës Gorilla 5S dhe mundësohet nga çipi MediaTech Helio A20. Ka 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse.

Është rezistues ndaj ujit (thellësia deri në 1.5 metra), si dhe goditjeve dhe rënieve, falë strehës prej çeliku të pandryshkshëm.