Policia holandeze e ka marrë në pyetje një hetues të sigurisë kibernetike që ka thënë se me sukses është futur në llogarinë e Twitterit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke e qëlluar fjalëkalimin, raporton BBC.
Muajin e kaluar, hetuesi i njohur i sigurisë kibernetike Victor Gevers ka thënë se ai ka siguruar qasje në llogarinë e Trumpit, duke e qëlluar fjalëkalimin. Ka thënë se fjalëkalimi ishte “MAGA2020!”.
Por, Gevers tash ka ofruar më tepër informata për të mbështetur këto pretendime të tij.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Gevers, ka treguar më tepër dëshmi.
Ai nuk ka zbuluar saktësisht informatat, por duke u futur në llogari, dikush mund të shoh dhe dërgojë mesazhe private e po ashtu të shoh informata se sa persona i ka bllokuar pronari i llogarisë.
Edhe
Llogaria e Trumpit në Twitter ishte hakuar javën e kaluar
Madje mund të shkarkojë dhe ruajë të gjitha informatat, përfshirë fotot dhe mesazhet.
Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit Publik të Holandës ka konfirmuar marrjen në pyetje të Geversit.
“Ne jemi duke hetuar nëse ka ndodhë diçka penale”, ka thënë ai për gazetën “Volkskrant”.
-
Twitteri po hetohet për rrjedhje të të dhënave nga më shumë se 400 milionë llogari
-
Twitter thotë se hakerët shikuan mesazhet private të 36 llogarive
-
“The Daily Swig”: Thaçi duke shkruar fjalëkalimin në PC, ndër huqjet më të mëdha të sigurisë kibernetike
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës